-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermani probleme për dimrin, rrezik për mungesë gazi natyror

Kryesoret

Sipas Kreut të agjencisë së rrjetit të shërbimeve, Klaus Müller Gjermania po kursen më pak gaz natyror sesa duhet për të përjashtuar mungesat këtë dimër.

Gjermania nuk arriti objektivin për të ulur konsumin me 20 për qind javën e kaluar në mes të temperaturave në rënie.

Gjermania, e cila merrte rreth gjysmën e nevojave të saj për gaz natyror nga Rusia para fillimit të luftës në Ukrainë, gjatë 10 muajve të fundit është përpjekur të gjejë burime të reja energjie.

Në verë ministri i ekonomisë, Robert Habeck njoftoi një objektiv për kursime të përgjithshme prej 20% në të gjithë Gjermaninë, më i lartë se objektivi prej 15% i vendosur nga Komisioni Evropian.

Pas një vjeshte relativisht të butë në të cilën bizneset dhe familjet gjermane kursyen më shumë gaz sesa kërkonte plani i urgjencës dhe rezervuarët e magazinimit u rritën në gati 100%.

Por rënia e temperaturave në fund të javës së kaluar solli prishje të objektivave.

Aktualisht, rezervuarët e magazinimit të gazit natyror në Gjermani mbeten 95% të mbushura.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që qeveritë të jenë të qarta me qytetarët e tyre: pa një reduktim të ndjeshëm të përdorimit të gazit natyror, ne nuk do ta kalojmë këtë dimër pa probleme,” tha Mueller.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit