-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vokshi në Parlament: Zgjidhja është të largojmë Edi Ramën që të çlirojmë Shqipërinë nga dhuna!

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama synon sot të blejë mediat duke ushtruar presion ndaj tyre.

Ai tha se Rama është nxitësi kryesor i dhunës. Vokshi theksoi se në Shqipëri gjendja sa vjen dhe bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe zgjidhja e vetme është largimi i kryeministrit dhe kësaj qeverie.

“Akoma më i rëndë është presion ndaj mediave për të shitur mediat te qeveria. Ky model dhune nxitet nga Edi Rama. Nxitësi kryesor i dhunës është Edi Rama. Në Kuvend opozita dhunohet në të drejtën e saj dhe kërkohet që ajo të asgjësohet.

Në këtë klimë dhune politike edhe një grup i vogël deputetësh kërkojnë të rrëmbejnë simbolet e PD. Në këtë mjedis dhune qytetari i thjeshtë ndihet i pashpresë.

Dhuna ka vetëm një emër. Ai është Edi Rama. Ai akuzohet për nxitjen e dhunës ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha. Në Shqipëri gjendja sa vjen dhe bëhet më e rëndë. Zgjidhja është të largojmë Edi Ramën dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga dhuna.

Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat dhe ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre. Por i ka bërë llogaritë gabim. Asgjë nuk do jetë më si më parë. Opozita do i shkojë deri në fund misionit të saj”, tha Vokshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit