-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Josep Borrell: BE i gatshëm të shtojë trupat e EULEX-it në Kosovë!

Kryesoret

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën në mbrëmje se blloku është shprehur i gatshëm të shtojë praninë e forcave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, nëse është e nevojshme, ndërsa e cilësoi të papranueshme situatën ne veriun e Kosovës.

Në një konferencë me gazetarë pas takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së ai tha se incidentet fundit janë me pasoja për qytetarët e Kosovës, Serbisë dhe gjithë rajonit.

Borrel tha se si Kosova, ashtu edhe Serbia kanë pohuar se janë të gatshme për shtendosjen e situatës duke u bërë thirrje që t’u kthehen bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.

Propozimi i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, parasheh një marrëveshje normalizimi që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Borrel tha se ndërkaq se për shkak të situatës së rrezikshme në terren i ka kërkuar të dërguarit të posaçëm evropian Miroslav Lajçak të udhëtojë në Kosovë e Serbi, në përpjekje për të ulur tensionet.

Që nga e shtuna rrugët në veriun e Kosovës po mbahen të bllokuara nga protestuesit serb në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë, nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit