-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda betohet sot në parlament

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 17:00 kur të nisë seanca plenare do të betohen dy deputetët e rinj të PD-së, Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda, të cilët u futën pas dorëheqjes së Grida Dumës dhe Alfred Rrushajt.

“Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Mbledhja shqyrtoi  vendimin nr. 211, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të  Koalicionit “ Partisë Demokratike – Aleanca  për Ndryshim” , qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda, si edhe vendimin nr. 212, datë 01.12.2022, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit “Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, qarku Tiranë, znj.Orjela Luftar Nebijaj.

Petrit Doda dhe znj. Orjola Nebijaj kanë fituar mandatin e deputetit dhe, në mbështetje të nenit 4 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhje u vendos të ftohen në seancën e sotme plenare për të bërë betimin, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit” mbyllet njoftimi i Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit