-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, ministri serb: Kurti po nxit tensione, Beogradi po mbron sovranitetin

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç tha sot se Serbia do të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe se është e përkushtuar për dialog.

“Kjo kërkon vullnetin e disa palëve.” Moderatorët e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës janë shpesh në anën e Kosovës.

“Situata është e tensionuar, shumë e tensionuar, ka një atmosferë nxitëse në Kosovë”, tha ai.

Ministri beson se serbët do të jenë të mençur dhe të përgjegjshëm dhe se nuk do të bien në provokime, për të shmangur konfliktin.

“Ne nuk kemi frikë, por kërkojmë përfundimin e terrorit ndaj serbëve, përmes dialogut politik. “Albin Kurti dëshiron të krijojë kushte që ua pamundësojnë serbëve të mbijetojnë në Kosovë”, tha Vuçeviq dhe shtoi se Kurti për këtë arsye vazhdimisht po hap kriza të reja.

“KFOR-i është neutral, por po mendon se si t’i heq barrikadat. Të gjithë merren me pasojat dhe duhet të merren me shkaqet. Nga vjen frika dhe dëshpërimi i serbëve për të shkuar në barrikada? “Le të vijë Borrelli të flasë me ta, që t’i thonë se kanë dalë në rrugë, janë detyruar ta bëjnë”, tha Vuçeviq.

Ai pret që sot të dalë në prokurori i arrestuari Dejan Pantiq dhe të shihet se çfarë krimesh i rëndon, pasi që Kosova deri më tani tri herë i ka ndryshuar arsyet e arrestimit të tij.

“Dje është ngacmuar një roje sigurie në Gazivode Kostiq. Ata grisnin flamujt e Serbisë. “Është një festival hipokrizie që KFOR-i pretendon se nuk ka pasur bastisje në Gazivode,” tha ai.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit