-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

15 detyra të reja! PD kundër ligjit të ri për policinë bashkiake: Patronazhistë me kapele

Kryesoret

Partia Demokratike është kundër projektligjit të ri për policinë bashkiake. Drafti kaloi me deabte të forta në komisionin e Sigurisë. Me ndryshimet e reja në ligj, opozita i druhet përdorimit të policisë bashkiake nga pushteti në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Këta do jenë njerëzit që do venë derë më derë për të kërkuar vota, të jenë patronazhistë të një forme tjetër, patronazhistë me kapele policie” tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

Përfaqësuesja e ministrisë së Brendshme, Romina Kuko replikoi duke mbrojtur projektligjin. “Ne kemi patur një grup pune në vitin 2018 i cili ka filluar me hartimin e ligjit dhe pikërisht në respektin e të mos të përdorurit të një projektligji të tillë për arsye politike duke qenë se ishim afër fushatës së vitit 2019 për zgjedhjet vendore, grupi i punës do të ecte me ritme të tilla që ky projektligj do të duhet të vinte normalisht në prag të fushatës”, është shprehur Romina Kuko.

Qeveria ka përgatitur një projektligj të ri për Policinë Bashkiake, duke zgjeruar kompetencat e saj nga 13 që ka aktualisht në 28. Ligji i ri parashikon si kompetenca të reja të Policisë Bashkiake heqjen e çdo material i propagandues të partive politike jashtë vendeve të përcaktuara, zbatimin e masave për ndalimin e gjuetisë së paligjshme, ruajtjen e liqeneve dhe pyjeve.

Ruajtjen bregut të detit nga zaptimi në territorin e bashkisë përkatëse, zbatimin e planeve në rast emergjencash, marrjen e masave të sigurisë në ndeshjet e futbollit dhe çdo veprimtarie sportive dhe ruajtjen e objekteve në pronësi të bashkisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit