-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gozhda e burrit të ministres/ Balla-Salianji të enjten interpelancë

Kryesoret

Komisioni i Sigurisë është shoqëruar me debate të forta nga deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, ku kryefjala ishte vendosja e tritolit në shtëpinë e gjyqtarit Tonin Sterkaj si dhe plagosja me thikë e burrit të ministres Delina Ibrahimaj, e cila u mbajte e fshehtë për 5 muaj.

Në seancë Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe deputeti Ervin Salianji janë përplasur me njëri tjetrin, teksa Balla ka kërkuar interpelancë me Salianjin ditën e enjte në Komisionin e Sigurisë.

Salianji kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministres Ibrahimaj, ndërsa pjesë e debatit  u bë dhe deputeti Nasip Naço.

Salianji:  Është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë. Por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë.

Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend. Mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar. Mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush.

Naço: Flasim sipas rendit  të ditës.

Mos u sill si kryetar kooperative.

Naço: Si brigadier do të rri.

Salianji: Pse shqetësoheni nga fjala, por jo nga thika dhe gozhda?!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit