Në total, më shumë se 1.5 milionë euro para të gatshme u zbuluan në shtëpinë e ish-deputetit italian Pier Antonio Panzeri dhe eurodeputetes greke Eva Kaili, sipas provave dhe materialeve fotografike të publikuara nga Le Soir belge.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Panzerit në Bruksel, hetuesit e policisë gjyqësore federale kishin zbuluar rreth 600 mijë euro. Duke shtuar se paratë e gjetura në zotërimin e babait të Kailit në Bruksel, janë më shumë se 1.5 milionë euro.
Kujtohet se babai i Kailis është arrestuar nga hetuesit në hotelin Sofitel në Bruksel, duke pasur në posedim një valixhe plot me para. Ky zhvillim i lejoi hetuesit të kontrollonin shtëpinë e Kailit pa kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit. Në atë banesë u gjetën dhe sekuestruan sende me vlerë, që besohet se i ishin dhënë nga zyrtarët e Katarit, së bashku me çanta të tjera me para.