-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu kapën valixhet me para, eurodeputetja mohon përfshirjen skandalin e Katarit

Kryesoret

Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ka mohuar se ka qenë e përfshirë në një skandal të dyshuar me Katarin, mikpritësin të Kupës së Botës.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar. Policia belge gjeti 1.5 milionë euro tri lokacione të bastisura gjatë ditëve të kaluara.

Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të BE-së në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë “shqetësim të madh”, tha dje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Katari i ka mohuat këto pretendime.

Avokati i saj thotë se Kaili i mohon akuzat.

“[Eva Kaili] deklaron se është e pafajshme dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me marrjen e ryshfetit nga Katari”, tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos për një televizion grek të martën.

Prokurorët kryen një sërë kontrollesh gjatë disa ditëve dhe thanë se rreth 600 mijë ishin gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, 150 mijë euro në banesën e një eurodeputeti dhe 750 mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

I pyetur nëse ishin gjetur para në banesën e Kailit, avokati i saj tha: “Nuk e di nëse janë gjetur para apo shumën sa janë gjetur”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit