Mbi 82 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në Athinë. Po ashtu autoritet greke kanë bërë me doje se në pranga kanë rënë 2 shqiptarë.
Gjatë kontrolleve në banesën e një prej shqiptarëve u gjetën 61 pako që përmbanin 54 kg 410 gram marijuanë, 1 peshore dhe 2 celularë.
Ndërkohë në Nikea, në banesën e shqiptarit tjetër u gjetën 5 pako me 28 kg marijuanë, po ashtu 1 peshore dhe 1 telefon celular.
Autoritet kanë njoftuar se operacioni po vijon dhe po kryhen kontrolle të tjera.