Deputeti i PD-së, Ervin Salianji kërkon nga Komisioni i sigurisë që të mbahet qëndrim e të diskutohet situata në veriun e Kosovës dje deklaratat kërcënuese të presidentit serb ndaj Kosovës.
“Presidenti i Serbisë po përdoret nga Putin për të destabilizuar Ballkanin dhe Europën. Shërbimet e inteligjencës në vendin tonë nuk shkëmbejnë informacionin e duhur dhe të shpejtë me homologët në Kosovë.
Presidenti serb kërkoi të çohen një mijë trupa në Kosovë. Ne duhet të thërrasim ministrin e Mbrojtjes dhe drejtuesit e shërbimeve informative për të marrë informacion, pse vonohet këmbimi i informacioneve me Kosovën dhe pse nuk jemi ne në lartësinë e duhur.
Nuk qëndrim as nga parlamenti dhe as nga ne. Rama e ka vëlla Vuçiçin” tha ai.