-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërcënon sërish: Serbët janë gati të shkojnë në Kosovë

Kryesoret

Mbi 90 për qind e pjesëtarëve të Kobrës që ruanin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë kërkuar të shkojnë në Kosovë.

Pas seancës së këshillit të sigurisë kombëtare, Vuçiq iu drejtua qytetarëve dhe tha se në “Kosovë kemi një luftë të vështirë të një populli për mbijetesë në vatrat e tij”. Ai ka përsëritur se policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës, por duhet të jetë Drejtoria e Veriut.

Ai me këtë rast është mburrur se njësiti ‘Kobra’ që merret me sigurimin e tij, ka shprehur gatishmërinë për të shkuar në Kosovë.

“Jam i prekur 99 për qind e sigurimit tim ‘Kobra’ duan të shkojnë në Kosovë”, ka deklaruar ai me mburrje.

Ai ka përsëritur se “Policia e Kosovës” nuk ka të drejtë të jetë në veri të Kosovës, por duhet të jetë Drejtoria e Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit