Ministrja e Jashtme franceze është shprehur se janë mbledhur më shumë se 1 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën gjatë një dimri të zymtë.
“Paratë, të premtuara nga 46 vende dhe 24 organizata ndërkombëtare, do të ndahen midis rivendosjes së rrjetit të varfëruar të energjisë të Ukrainës, sektorit të ushqimit, furnizimit me ujë, shëndetit dhe transportit”, tha në konferencë Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Catherine Colonna, duke shtuar se 520 milionë dollarë fondet nuk ishin alokuar ende.
Njoftimi vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për ndihmë prej 843 milionë dollarësh në një fjalim virtual për delegatët në konferencë, pasi miliona ukrainas përballen me një dimër të ftohtë nën hijen e luftës së Rusisë, pa akses në energji elektrike, ujë dhe ngrohje qendrore.