Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se po bën gati një ligj, ku me anë të të cilit do të detyrojë çdo parti politike që të votojnë brenda vetes për drejtuesit.
Ai i ka bërë thirrje socialistëve që ta votojnë ndryshe kur PD-ja të vijë në pushtet do të jetë ligji i parë që do të kalojnë dhe do të penalizojë çdo parti që nuk e zbaton.
Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste dhe ky ligj ka detyruar forcat politike të harkut kushtetues të Gjermanisë, në jetën e tyre të brendshme të zbatojnë standardet demokratike.
Uroj që anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo.