-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje Bidenit: Kushtëzo ambasadoren, po vepron pa norma

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për Gent Ibrahimin, i cili mori postin e anëtarit të 9-të Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpreh se është i pari që OMN-ja ka qenë kundër përfshirjes së tij për shkak të karakteristikave në sistemin e drejtësisë.

Ai i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-ve, të ndalojë ambasadoren të trajtojë Shqipërinë pa parime dhe norma.

Duhej që shqiptarët të mos kishin një forcë sovrane politike. Kjo është forca më e përkushtuar vokacionit perëndimor. Kurrë nuk do mbrojmë parimet tona nëse nuk themi gjërat siç janë. Jemi në një betejë. Kjo betejë nuk zgjidhet duke nëpërkëmbur forcën tonë politike. Rama është peng e dosjeve të tij. Nuk mund të ndodhë kurrë. Kjo është një republikë bananesh.

Është një turp. I bëj thirrje Presidentit të SHBA-së dhe qeverisë amerikane të ndalojnë ambasadoren e tyre për të trajtuar këtë vend siç po e bën. S’mund të pranojmë bananizimin e vendit. Nuk mund të bëjhet kështu, ka një normë, ka disa parime. Nuk ia bën dot kurrë një vendi këtë. Sot e quante historike zonja.

A e dini që Gent Ibrahimni, është i pari që onm-ja ka qenë kundër përfshirjes së tij për shkak të karakteristikave në sistemin e drejtësisë. Genti Ibrahimi ka qenë dakord 100% që asnjë që merret me reformën e drejtësisë të mos zgjidhet. Ka dhuratat më fabuloze në deklarimin e pasurive,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit