-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bërnabiç kritikon SHBA: Escobar kundërshton rezolutat e OKB-së

Kryesoret

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, përmes një sërë klithmash të lëshuara në rrjetin social Twitter, ka reaguar ndaj deklaratës së Gabriel Escobar’it i cili theksoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kundër çdo ideje për kthimin e personelit serb në Kosovë.

Zyrtarët serbë prej kohësh janë duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për kthimin e trupave serbe në Kosovë, pas tensioneve në pjesën veriore të vendit, pretendim të cilin e hodhi poshtë emisari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Brnabiç ka akuzuar diplomatin amerikan se është gjoja kundër KE-së së OKB-së.

“Unë shoh se miku im Gabe (Gabriel) Escobar është një politikan tjetër që është me vendosmëri kundër Rezolutave të vlefshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

“Nëse Rezoluta 1244 nuk është më e vlefshme, nëse Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston, nëse Marrëveshja e Uashingtonit nuk është gjë tjetër veçse një gjë e së kaluarës dhe Karta e OKB-së nuk zbatohet për Serbinë, atëherë në përputhje me çfarë marrëveshjeje/rezolute/parimi duhet të veprojmë?”

Tutje, ajo vazhdoi të ironizojë me përpjekjet e SHBA-ve për ta ruajtur paqen dhe sigurinë në botë.

“Ju falënderoj për kohën tuaj – mund ta imagjinoj se sa e zënë duhet të jetë për të drejtuar botën në vend të OKB-së”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit