Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Edi Ramës nuk i mjafton vetëm vota dhe vjedhja e saj.
Ai tha se Rama po lufton fjalën e lirë dhe po hakmerret ndaj mediave.
“Qëllimi i dytë i kësaj mbledhje është analiza e situatës politike në vend. Zhvillimet politike në vend janë tipike për një regjim mafioz, regjim që bazohet në drogë e në krim.
Ky regjim i Ramës, nuk mjaftohet vetëm me votën, ky ka nisur betejën e egër kundër qëndrimit opozitar dhe mediave të lira. Kemi të bëjmë me armik të vërtet të lirisë.
Ai nuk kontrollon dot urrejtjen patologjike për kundërshtarin dhe mendimin ndryshe, veprimet e tij do ti kushtojnë taksa paguesve shqiptarë 40-50 milionë euro,” tha Sali Berisha.