Nga Dylber Balla
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi në një intervistë për “5pyetjet.al” se drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dështoi që të realizonte detyrën që i la Edi Rama për të pasur një përgjigje për fatin e Ervis Martianjt.
Kjo ishte porosia publike që i la shefi i qeverisë por teksa po arrin 100 ditë në detyrë nuk ka ende asnjë informacion për biznesmenin e basteve që u zhduk në gusht.
“Me detyrën kryesore që i dha Edi Rama për të gjetur Ervis Martinajn, nuk u gjet. Të tjerat janë kupolë, rokadë emrash. Këta kanë akademinë e policisë që e kanë kthyer si “kamp internimi”.
Rrumbullaku u “zgjua” pas 100 ditësh, eksperti te “5pyetjet.al”: Gabimi dhe “kampi i internimit”
Duhet t’i kishte bërë në fillim ndryshimet, dy javët e para, i jepte frymëmarrje, nxitje dhe motivim dhe më pas të kërkonte llogari. Ky i bëri në fund. Edhe 100-ditëshin, objektivat nuk i realizoi dot.
Aty janë po këta. Si do i promovojmë të rinjtë? Kanë ikur, kanë ardhur, kanë ikur në Akademi, janë ngritur në detyrë!!! Çfarë fryme po u japim njerëzve?!
Kanë mbaruar shumë akademinë jashtë edhe ikën, sepse nuk promovohen. Perëndimi harxhon miliona, shteti i lë rrugëve këta. Ku janë emrat e rinj?” tha ai.
Intervista te “5pyetjet.al”! Përtej asaj që duket, çfarë fshihet pas luftës për kreun e SPAK-ut?