Katër të mbytur dhe 43 të shpëtuar, ky ishte bilanci tragjik nga mbytja e gomones në kanalin Anglez.
Fatbardha Çelaj, përkthyes në Britani, për TopChannel ka bërë me dije se mes të shpëtuarve është dhe një shqiptar, me emrin Denis nga veriu i Shqipërisë.
Ende nuk dihet asgjë më shumë për të riun, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Deri në këto momente nuk është bërë e ditur nëse ka të tjerë shqiptarë që janë gjetur në atë varkë.