-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos në aeroportin e Cyrihut, mjegulla brenda në avion alarmon pasagjerët

Kryesoret

Një ngjarje e pazakontë u ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme pasagjerëve të një fluturimi që ishte planifikuar të nisej nga Zyrihu drejt Prishtinës.

Mjegulla e cila ngjasonte si tym kishte depërtuar në hapësirat e brendshme të aeroplanit që duhej të fluturonte në Prishtinë.

Pasagjerët të shqetësuar kanë hapur dhunshëm dyert e aeroplanit duke dalë jashtë.

Mëngjesin e së mërkurës gjithçka dukej në rregull për pasagjerët e fluturimit GM600 nga Zyrihu për në Prishtinë.

Procedurat e sigurisë u kryen me kohë dhe pasagjerët u akomoduan në vendet e tyre.

Aeroplani duhej të nisej në orën 5:45 por për shkak të temperaturave të ulëta, mjegulla depërtoi brenda dhe për pasagjerët kjo ngjasoi sy tym.

Për shkak të ngjashmërisë së mjegullës me tymin pasagjerët janë frikësuar dhe ka filluar paniku.

Një pasagjer tha për gazetën Blick se pasi u hapën dyert, tymi u fut brenda dhe pastaj shpërtheu paniku.

Pasagjerët thonë se situate ishte konfuze edhe nga ana e bordit.

Sipas tyre në fillim ishin njoftuar të ngriheshin dhe të largoheshin nga aeroplani pastaj menjëherë papritmas dyert e aeroplanit janë mbyllur.

Nga ana tjetër ekuipazhi i fluturimit u kërkuan pasagjerëve të ulen qetësisht.

Pasagjeri raporton se më pas njerëzit thyen vetë dyert.

Megjithëse kompania ajrore Chair thotë se nuk ishte tym, por për shkak të pasagjerëve situata u bë tepër e ndjeshme.

Pas daljes nga avioni atyre u është dashur të presin pa asnjë informacion se si të procedohej.

Zyrtarisht linja ajrore thotë se situata nuk ishte e rrezikshme për pasagjerët dhe e gjitha ndodhi kur mjegulla u fut në avion përmes sistemit të ventilimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit