Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës në “Katar 2022”, mes Francës dhe Marokut.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00, teksa ekipi fitues do t’i bashkohet Argjentinës në finalen e madhe.
“RMC Sport” ka raportuar se 55 mijë deri në 69 mijë spektatorë marokenë janë të pranishëm sonte në stadiumin “Al Bayt”.
Ndërkohë, “AFP” kishte raportuar sot gjatë ditës se disa fluturime nga Maroku drejt Dohas janë anuluar.
Sipas këtij mediumi, 2100 tifozë ishin bllokuar dhe nuk kishin mundësi për të udhëtuar drejt Katarit.
Maroku bëri historinë me kalimin në gjysmëfinale, pasi u bë vendi i parë nga Afrika që kualifikohet deri në këtë fazë të Kupës së Botës.
Mbetet të shihet sonte nëse historia do të vazhdojë apo do të përfundojë këtu.