Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë Zoran Lazoviç dhe biznesmenin Ranko Uboviç se duan ta vrasin.
“Vetëm gojët e vdekura nuk flasin. Por ata u vonuan, unë paralajmërova dhe thashë ose do të vijnë tek unë ose do të vij tek ata. Është shumë vonë për ta”, u shpreh Abazoviç.
Abazoviç tha se është një nder i madh për të që ka drejtuar gishtin në majën e piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka “goditur njerëzit drejtpërdrejt në zemër”.
“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) në një periudhë të caktuar.
Dhe zotërinj, problemi më i vogël. është se ata…Ju e dini që unë kurrë nuk e bëj veten viktimë, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, tha Abazoviç.
Lidhur me këtë çështje, Lazoviç, Uboviç dhe kompania “Bemax” ngritën padi duke kërkuar nga Abazovic 21,000 euro secili për shkelje të të drejtave personale.