-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me burg gjyqtarja Mimoza Margjeka: Nuk është fundi i botës

Kryesoret

Me 4.6 vite burg është dënuar ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka për korrupsion, por që është konvertuar në shërbim prove. Ajo tha se në pushtet është mafia.

Prokuroria e akuzoi se mori 6 mijë euro ryshfet. Margjeka deklaroi se pas dënimit të saj qëndron pushteti dhe vetë kryeministri Edi Rama si hakmarrje për një vendim për zgjedhjet e 2019 për zgjedhjet lokale në Durrës.

Ky vend ka marrë rrokullimën. Shpresoj te Apeli nëse nuk janë gjërat kaq të ndikueshme. Edhe ju (gazetarët) kaq shumë që erdhët, vetëm për ish-ministrin erdhët dhe për mua. Pse erdhët kaq shumë? Kush iu porositi.

Moza Margjeka as ka marrë dhe as ka dhënë lekët. Është mafia në pushtet, nuk po e çoj me tutje sepse dua që të shpëtojnë fëmijët e mi. Nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk jemi në komunizëm sepse do të më dënonin me varje.

Unë do të punoj. Nuk kam merak më për gjyqësorin sepse më humbi pasioni. Do të punoj diku tjetër, edhe shitëse do të punoj” tha ajo për mediat e irrituar.

Bashkëshorti i saj Arben Cara u dënua me 4 vite burg, avokati Skënder Demiraj 3 vjet shërbim prove, Klaudio Zhilla 3 vjet burg, Nejton Bali 2 vite e 4 muaj shërbim prove.

Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një ryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh, Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Sasinë e parave e mori bashkëshorti i saj në Korçë. Këto ishin provat e SPAK-ut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit