Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e policisë dhe prokurorisë së Tiranës që zbuluan pas 5 vitesh autorët e vrasjes së Menduh Kurt-Deda në Dajt. Shkak është bërë një borxh 1 mln lekë që autorët pretendonin se u kishte viktima.
Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin në një organizatë. Pas mosmarrëveshjeve për borxhin, Marjeta me djalin dhe shokun e tij arritën që të lokalizonin dhe të gjenin shënjestrën, borxhliun.
Policia deklaroi sot se tre personat e akuzuar e kanë kontaktuar 61-vjeçarin dhe janë takuar në zonën e Xhamllikut.
Në 2017 u gjet i vdekur në Tiranë! Zbardhet vrasja e bujshme: Kush e rrëmbeu dhe e dogji?
Pa ditur asgjë nga plani, Deda i ka takuar, por më pas nënë e bir e kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas i arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim dhe dyshohet se është në Itali e kanë çuar në Kodër Shupal në Dajt duke e djegur.