-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë dhe grup kriminal, dy shqiptarë ekstradohen nga Holanda dhe Greqia

Kryesoret

Ergys Rushan, 37 vjeç, do të ekstradohet nga Greqi drejt Shqipërisë, pasi është dënuar me 6 vite burg për trafikim lëndësh narkotike.

Po ashtu dhe  Zef Gjikolaj, 33 vjeç, i cili është dënuar për trafikim lëndësh narkotike do të ekstradohet nga Holanda për të vuajtur dënimin në Shqipëri.

Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës, do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”

“Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.”-ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit