Një vrasje e kryer pesë vite më parë u zbardh nga policia e Tiranës në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet”. Nënë e bir bashkë me një tjetër person morën peng, rrahën dhe më pas dogjën një 61-vjeçar që u kishte 1 mln lekë borxh.
Të arrestuarit janë Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota 39 vjeç, ndërsa djali i 56 vjeçares, Besmiri ndodhet jashtë vendit në Itali.
Marjeta Karaj rezulton të jetë Drejtoreshë Ekzekutive e një organizate jo fitim prurëse për Ndihmë dhe Kujdes për fëmijët e ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë marrjes në pyetje, Marjeta Karaj, ka pranuar autorësinë e krimit së bashku me personin tjetër, që është djali i shokut të saj.
Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin në një organizatë. Pas mosmarrëveshjeve për borxhin, Marjeta me djalin dhe shokun e tij arritën që të lokalizonin dhe të gjenin shënjestrën, borxhliun.
Policia deklaroi sot se tre personat e akuzuar e kanë kontaktuar 61-vjeçarin dhe janë takuar në zonën e Xhamllikut.
Pa ditur asgjë nga plani, Deda i ka takuar, por më pas nënë e bir e kanë marrë me forcë në automjet dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas i arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim dhe dyshohet se është në Itali e kanë çuar në Kodër Shupal në Dajt duke e djegur.
“Dil te Xhamlliku”! Si e futi kolegia në kurth dhe dogji borxhliun në Tiranë?