Fernando Santos nuk është më trajneri i Portugalisë.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano i cili për mes një postimi në Twitter njoftoi për largimin e Santos nga posti i trajnerit të ekipit portugez.
Portugezët u eliminuan nga Kupa e Botës në çerekfinale duke u mposhtur nga Maroku me rezultat 1:0.
Santos ishte trajner i Portugalisë që prej vitit 2014.
Suksesi më i madh i tij me Portugalinë ishte triumfi në Kampionatin Evropian të vitit 2016.
Ai fitoi edhe edicionin e parë të Ligës së Kombeve.
Sipas Romano, Portugalia do të caktojë trajnerin e ri brenda pak javëve.
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1603425578337828865?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1603425578337828865%7Ctwgr%5E27b050927068ae93ccdcb9ee9bdaa9a1bcae3ee2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyrtare-fernando-santos-nuk-eshte-me-trajner-i-portugalise%2F