-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Gjeni një përgjigje sa më të shpejtë ndaj programit të subvencioneve të SHBA-së

Kryesoret

Vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrin në konsideratë problemet që sjell gara amerikane e subvencioneve dhe të gjejnë një zgjidhje.

Sipas mediave ndërkombëtare presidenti i Francës, Emmanuel Macron tashmë e ka sjellë këtë çështje në Samit duke kërkuar një përgjigje.

Të enjten, përpara samitit Macron u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së për një përgjigje sa më të shpejtë dhe më të fortë ndaj programit kolosal të subvencioneve të SHBA-së, Aktit të Reduktimit të Inflacionit (IRA).

“Ne duhet të kemi një përgjigje për të ruajtur konkurrencën e barabartë dhe për të mbrojtur planet e mëdha, veçanërisht teknologjitë e gjelbra dhe teknologjitë e së ardhmes për Evropën”, tha Macron pas mbërritjes së tij në Bruksel të enjten.

Sipas tij çdo përgjigje duhet të jepet në fillim të vitit 2023.

Në programin amerikan të miratuar këtë verë në Uashington parashikon investime në vlerën 370 miliardë dollarë për t’u marrë me ndryshimet klimatike .

Megjithatë, pas objektivit të tij mjedisor programi ka një karakter mbrojtëse duke ofruar ndihmë të jashtëzakonshme për bizneset që operojnë në Shtetet e Bashkuara, dhe ndoshta duke dëmtuar më tej konkurrencën evropiane që tashmë vuan nga rritja e çmimeve të energjisë.

Situata është e vështirë pasi Moska ka reduktuar eksportet e gazit natyror me 80%të destinuara për në Bashkimin Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen argumenton nevojën për një fond sovraniteti evropian për të zhvilluar një politikë të përbashkët industriale dhe për të rritur investimet në programet e kërkimit dhe inovacionit në shkallë evropiane: të tilla si hidrogjeni dhe gjysmëpërçuesit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit