11.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maroku ankesë te FIFA për arbitrin Cesar Ramos: Na mohoi 2 penallti

Kryesoret

Pas eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes së gjysmëfinales kundër Francës Federata e Futbollit të Marokut ka bërë një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me vendimet e arbitrit Cesar Ramos.

Marokenët humbën 2-0 ndaj skuadrës së Deschamps për t’i dhënë fund një ecurie historike në turne.

Maroku u bë skuadra e parë afrikane që arrin në këtë fazë të një Kupe Botërore.

Megjithatë federata e Marokut nuk është aspak e kënaqur me vendimet e Ramos dhe ata pretendojnë se ai u ka mohuar dy penallti të dukshme gjatë pjesës së parë të ndeshjes.

Në një deklaratë federata marokene shkroi se ata protestojnë ashpër kundër gjykimit të ndeshjes së kombëtares marokene kundër kombëtares franceze të drejtuar nga Cesar Ramos.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit