Incidenti qesharak ndodhi pas fitores së famshme çerekfinale të Marokut ndaj Portugalisë.
Ylli i Sevillas, emri i vërtetë Yassine Bounou, bëri një paraqitje të shkëlqyer pasi mbajti portën e pastër në fitoren 1-0 ndaj skuadrës së Cristiano Ronaldos.
Dhe ai shoqërohej nga djali i tij për intervista pas ndeshjes.
Ndërsa intervistuesi bënte pyetje, djali i tij ngatërroi mikrofonin me akulloren. Ai fillimisht e preku dhe më pas në dy raste tentoi ta lëpijë atë.
Bono, 31 vjeç dhe intervistuesi filluan të qeshnin.