-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori Hill: Serbia ka të drejtë ti kërkojë KFOR-it të kthejë forcat në Kosovë

Kryesoret

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten në Nish se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën që forcat serbe të sigurisë të kthehen në Kosovë, por sipas tij, kjo është çështje politike, prandaj edhe kërkon zgjidhje politike, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Ai ka theksuar se nuk sheh mundësi të zgjidhjes ushtarake.

“Ajo që duhet të bëjmë është që ta qetësojmë situatën, të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë vend, ashtu që njerëzit që jetojnë atje të kenë pritshmëri të qarta se si do të duket jeta e tyre në të ardhmen. Kjo gjë mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Hill.

Ambasadori shtoi se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tij në Beograd, e bëri të qartë se kjo është diçka që do të ndodhë, në mënyrë që njerëzit të kenë një pasqyrë të qartë se si do të jetojnë në të ardhmen në vendet ku kanë qenë prej shekujsh.

“Kjo do të krijojë kthim në normalitet, përmes të cilit do të arrihet stabiliteti në vendet ku jetojnë ata njerëz”, tha Hill./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit