Një emigrant shqiptar është plagosur në Greqi, pasi ka tentuar të grabis një shtëpi.
Sipas mediave greke shqiptari ka menduar se në banesë nuk ishte askush por i zoti i shtëpisë ndodhej aty për të mbrojtur pronën e tij.
Kur pronari i shtëpisë kuptoi se shtëpia e tij po vidhej, menjëherë ai mori çiften dhe qëlloi në këmbë shqiptarin.
Në vendngjarje mbërritën policia dhe ambulanca. Aktualisht shqiptari ndodhet në spitalin AXHEPPA në Selanik, më pas do të shoqërohet në Policia.