-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamje të rënda/ Makina me shpejtësi përplas 30-vjeçarin me biçikletë në Pogradec, shoferi largohet!

Kryesoret

Pamjet e rënda që shihni në videon e mëposhtme janë të aksidentit të ndodhur më datë 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.

Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili u raportua se kishte marrë plagë të shumta në trup dhe u transportua në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, por aktualisht nuk dihet gjendja e tij.

Siç shihet edhe nga pamjet, shoferi pasi ka përplasur 30-vjeçarin, nuk ka ndaluar në vendngjarje.

Aksident në Pogradec, makina merr përpara biçikletën

“Më datë 11.12.2022, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhej në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit