-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje mes tifozëve të Francës dhe Marokut, vdes adoleshenti

Kryesoret

Fitorja e Francës kundër Marokut në gjysmë finalen e Kupës së Botës, ka sjellë përplase të shumta mes tifozëve të të dyja skuadrave, duke shkaktuar vdekjen e një adoleshenti.

Mes turmës, një djalë është goditur nga një makinë. Fëmija, rreth 14 vjeç u transferua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë.

Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet. Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë trazira kishte edhe në Paris e Bruksel, ku ka ndërhyrë policia për të shpërndarë turmat. Rreth 10,000 policë shtesë ishin vendosur në të gjithë Francën për të “siguruar që ndeshja të mbetet një festë”, tha të martën ministri i brendshëm Gerald Darmanin. Më shumë se 100 persona u arrestuan në kryeqytet pas ndeshjes.

Përplasjet erdhën pasi Franca kishte siguruar vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti Marokun 2-0 . Ata do të luajnë kundër Argjentinës në finale të dielën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit