-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia kërcënon Kosovën: E kemi ushtrinë gati të armatosur

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç u shpreh sot se Beogradi nuk do të heqë dorë nga kërkesa për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.

Vuçeviç tha se asosacioni është “një formë autonomie” dhe një garanci që “komuniteti serb mund të jetojë në ato zona” dhe kujtoi se BE është “garantues i asaj marrëveshjeje“.

Ai theksoi se “Serbia duhet të mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit” dhe se interesi kryesor është “ruajtja e paqes“.

Ne kemi nevojë për forcimin ekonomik dhe mbrojtës të Serbisë. Ne nuk duam konflikte, por askush nuk ka dilemë se Serbia do të mbrojë qytetarët e saj dhe se një ‘stuhi’ e re nuk do të ndodhë.

Ushtria është e pajisur dhe e armatosur, dhe ne mbështesim dhe duan që politika të zgjidhë çështjet politike, jo ushtria”, tha Vuçeviç.

Ushtria serbe është në gjendje të ngritur të gatishmërisë luftarake, me urdhër të presidentit të vendit, Aleksandar Vuçiç që nga 2 nëntori, pas shfaqjes së dronëve që thuhej se monitoronin objektet ushtarake nga drejtimi i Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit