Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar institucionet në Kosovë për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e liberalizimit të vizave!”, ka shkruar fillimisht Abazoviç në Twitter.
Sipas tij, ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane.
I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjën e liberalizimit të vizave! ⬇️ @albinkurti
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 16, 2022
“Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka shkruar më tej Abazoviq.
Ndryshe, një urim për Kosovën në drejtim të anëtarësimit në BE ka ardhur edhe nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Excellent news for the region from our European friends and partners. Congratulations to B&H for obtaining the candidate status. Deserved and important for prosperity of all citizens.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) December 15, 2022
“Urime Kosovës për çështjen e liberalizimit të vizave dhe paraqitjen e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane. Perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të ndalojmë së humburi kohën e çmuar dhe mundësitë”, kishte shkruar Gjukanoviq.