-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani në krye të SPAK! Reagon PD, Shehu: Zhurmë! Bardhi: Besojmë te SHBA

Kryesoret

Dy reagime kanë ardhur nga PD pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut. Deputeti Tritan Shehu u shpreh se ndryshimet në Strukturën e Posaçme nuk e ndryshojnë vendin dhe se gjithçka është thjeshtë zhurmë e iluzion. Ai ka shtuar se Shqipërinë e ndryshojnë vetëm përmbysjet politike.

“Ndryshimet” ne SPAK nuk e ndryshojne Shqiperine! Thjesht zhurme! Nuk eshte SPAK, qe mund te ndryshoje Shqiperine. Iluzion Don Kishot-esk ky. Shqiperine e ndryshojne vetem permbysjet politike.

Qe mund te hapin rruge edhe per nje drejtesi, prokurori, SPAK, qe te mund te bejne realisht detyrat e tyre, ne nje ambjent demokratik.

Vetem ato nepermjet nje levizje te gjere popullore mund te rivendosin vlerat demokratike, thelbesore per cdo ndryshim pozitiv, edhe te drejtesise keto! Ndersa autokracite “mbysin” edhe drejtesine, si “mbysin” nje vend e popull te tere duke mbytur se pari lirite, te drejtat e demokracine! Kjo po ndodh ne Shqiperi sot! Te jemi realiste” shkruan Shehu.

Nga krahu tjetër, deputeti Gazment Bardhi thotë se beson te SHBA. “Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. (1/3)

Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.

Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit