-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehën mjetin me targa të vjedhura, arrestohen dy persona

Kryesoret

Dy persona janë arrestuar pasi përvetësuan dhe fshehën  një automjet me targa të vjedhura në Fushë Krujë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. K. ka blerë një automjet të markës “Touareg” që dyshohet se është i vjedhur, i cili kishte të vendosura targa që rezultojnë të vjedhura në datën 14.09.2022, në Elbasan.
Pasi e ka blerë automjetin, shtetasi R. K. e ka fshehur atë në servisin e tij, në Vorë, në banesën e një të afërmi të tij, në Rinas, dhe në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K., në Arrameras, Fushë Krujë, shërbimet e Policisë Elbasan kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Touareg”, bashkë me targat e vjedhura.
Vijon puna hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit