-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je i arrestuar”! I drejtoi silenciatorin fqinjit për tokën! Kapet 46-vjeçari

Kryesoret

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim prej shtatorit është arrestuar në Tiranë. Gazment Xhabafti 46 vjeç banues në Vaqarr tentoi të vriste me armë zjarri një person për motive pronësie. Në momentin e ndalimit iu gjetën dhe sekuestruan arma e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën Gazment Xhabafti ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit