Dy persona janë proceduar penalisht në Gjirokastër pasi kanë dhënë deklaratë të rremë përpara policisë.
“Shtetasi A. M 36 vjeç ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasin I. Z 32 vjeç duke i shkaktuar dëmtime. Gjatë dhënies së deklaratave përpara punonjësve të Policisë, të dy këta shtetas kanë dhënë të dhëna të rreme për ngjarjen.”, njoftom policia.
Të dy akuzohen për veprat penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”