Vrasja te Komuna e Parisit, drejtori del në terren direkt pas marrjes së detyrës
Disa detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja kriminale e regjistruar këtë të premte në zonën e Selitës në Tiranë.
I plagosuri, Edmond Papaj, 48-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, por ai ka ndërruar jetë.
Ai është qëlluar me armë zjarri nga një person me kapuç, sapo është futur në një lokal në zonë e Selitës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autori. Janë marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, ku një prej tyre ka thënë se autori ka qenë një person i vetëm, me kapuç.