-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-zyrtari i NATO-s: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa, por është mirë që nuk veproi pa bërë leje

Kryesoret

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, është i bindur se Serbisë nuk do t’i aprovohet kërkesa për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë, megjithatë shprehet i kënaqur që të paktën Serbia ka vendosur të bëjë kërkesë dhe jo të veprojë në mënyrë unilaterale.

“Është më mirë që Serbia, publikisht dhe në mënyrë transparente, i ka kërkuar KFOR-it t’i kthejë trupat në Kosovë e jo ta bëjë këtë në mënyrë unilaterale, apo sekrete, pasi kjo do të ishte ekstremisht provokuese në rrethanat aktuale”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

Ai beson se edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i vetëdijshëm se kjo kërkesë nuk do t’i aprovohet, por thotë se ky është një “veprim politik, sepse ndoshta ai [Vuçiq] ndjen se mund ta arrijë një fitore në marrëdhënie me publikun, pa e ndryshuar realisht situatën në terren”.

Vuçiq ka thënë se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave në Kosovë, “sipas Rezolutës 1244” të Kombeve të Bashkuara.

Shea – i cili ishte zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë – thotë se kjo rezolutë ia lejon Serbisë të kërkojë kthimin e trupave, por vetëm në rrethana të caktuara.

“… në rrethana të caktuara, kryesisht sa u përket kontrolleve kufitare. Ideja ishte që të ketë koordinim në kufi për të parandaluar incidente, për të luftuar vjedhjet, trafikimin ilegal, për mbrojtjen e minoriteteve, të monumenteve”, thotë Shea.

Britaniku, i cili ishte pjesë e NATO-s deri në pensionimin e tij në vitin 2018, shton se kthimi i trupave serbe në Kosovë do të lejohej vetëm “nëse ndihmon në qetësimin e situatës”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit