Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora janë përfolur vazhdimisht për një raport jo të mirë me njëra-tjetrën.
Lajme të cilat thuhet se Dua në fillimet e saj i kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena Sahatçiu Ora.
Mendohet se ajo i ka kërkuar ndihmë në rrugën drejt muzikës por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Por befasia erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Dua Lipën në Instastory.
Elena e cila është menaxhere dhe motra e Ritës nuk i kurseu disa fjalë krenarie për interpretuesen e hitit “New Rules”.
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar ajo.
Gjakrat mes Ritës dhe Duas u duk sikur u ndezën edhe më shumë me koncertet e fundit që ato mbajtën në Tiranë, ku secila prej tyre dukej se thumbonte njëra-tjetrën në rrjetet sociale lidhur me numrin e prezencës së pjesëmarrësve në koncertet e tyre përkatëse.
Dua dhe Rita ndërkohë nuk e ndjekin fare njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por që në konferencat për shtyp të mbajtura në Kosovë dhe Shqipëri kanë folur mirë për njëra-tjetrën.