Policia e Shtetit ka shkuar për të ndërprerë ujin dhe dritat në pallatin që do shembet me urdhër të bashkisë, në lagjen ‘Myslym Keta’ në Tiranë.
Përfaqësuesit e policisë kanë shkuar në orën 04:30 për të prerë ujin, ndërsa banorët kanë rrethuar pallatin duke shkaktuar tensione mes tyre dhe policëve.
“Na prenë dritat në mes të natës”! Banori: OSHEE kishte urdhër nga bashkia
I pranishëm ishte dhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi i cili kandidon për kryetar bashkie.
“Me banorët e pallateve te Myslym Keta, të cilët po kalojnë natën nën terrorin e Policisë dhe mercenarëve të Bashkisë Tiranë, që vijojnë të presin ujin e pijshëm në çdo familje.









