-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procedura dhe i preferuari! Sot zgjidhet kreu i SPAK-ut

Kryesoret

Sot do të jetë dita e së vërtetës. Tre prokurorët e SPAK-ut, Edvin Kondili, Altin Dumani dhe Adnan Xholi do të dalin para KLP-së për t’u marrë në pyetje e më pas, kreu i ri i SPAK do të zgjidhet përmes pikëzimit. Pasi të dëgjojnë platformat, anëtarët e KLP-së do të votojnë. Gjithçka do të jetë publike. Seanca do të transmetohet live për publikun.

Beteja
Në distancë ka shpërthyer një “luftë” mes qeverisë dhe ambasadores amerikane. I preferuari i SHBA-së duket se është Altin Dumani përballë Edvin Kondilit që sipas burimeve gazetareske preferohet nga pushteti. Fakti që ambasadorja amerikane ka bërë disa reagime publike lë të kuptohet qartë se lobimi që po bëhet është shumë i fortë.

Ambasadorja i ka thirrur dhe takuar një nga një të gjithë anëtarët e KLP-së duke u kërkuar që të votojnë pa ndikime, por bazuar te merita. Gjasat janë që nga përplasja për dy emrat e lartëpërmendur, fitues të dalë i treti, që është Xholi.

11 anëtarët e KLP-së
Alfred Balla
Arta Mandro
Bujar Sheshi
Eloida Goxhi
Esmeralda Cami
Ledina Riza
Mirela Bogdani
Nurihan Seiti
Sokol Stojani
Tartar Bazaj
Zeqir Hoda

Si zgjidhet kreu i SPAK-ut?
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sipas me nenin 148/dh, pika 3, të Kushtetutës, zgjidhet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të SPAK-ut është tre vjet dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?
Kreu u SPAK është më shumë një administrator i institucionit dhe nuk ka asgjë në dorë të ndikojë mbi dosjet. Ai nuk mund t’i japë udhëzime një prokurori për hetimet.

Kjo është e ndaluar me ligj. Por, kreu i SPAK-ut u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre, koordinon punën e agjencitë dhe institucionet e tjera, paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend, paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut.

Thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm, nxjerrë vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit