Shërbimet e sigurisë gjermane po hetojnë pasi sulmues të panjohur prenë kabllot hekurudhore shtetërore.
Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër që priten kabllot hekurudhore dhe shihet si një akti i sabotimi kundër Deutsche Bahn.
Sipas një zëdhënësi të Deutsche Bahn linja përdoret vetëm nga trenat e mallrave dhe u mbyll për disa orë pas sulmit në Essen, Gjermaninë perëndimore të dielën.
Zëdhënësi tha se ndikimi ishte shumë i kufizuar pasi linja përdoret rrallë të dielave dhe ishte riparuar plotësisht deri në mbrëmje.
Në tetor, kabllot me fibra optike u prenë në tre vende dhe autoritetet thanë se ishte sabotim.
Për shkak të prerjes së kabllove, të gjitha shërbimet e trenave në veri të Gjermanisë janë ndërprerë për tre orë.
Policia më vonë tha se nuk po përjashtonte mundësinë e sabotimit politik, por nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë përfshirje të shteteve të huaja në këtë rast.