-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Një valë e re COVID-19 mund të vijë nga Kina

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara po monitorojnë për variante të reja të koronavirusit ndërsa po përgatiten për pasojat e një vale të mundshme përhapjeje të infektimeve nga COVID-19, pasi Pekini lehtësoi masat e rrepta të kontrollit që e mbanin pandeminë brenda Kinës.

“Kemi një program vigoroz mbikqyrjeje që e përdorim për udhëtarët që hyjnë në vend, për identifikimin e personave të infektuar, për gjurmimin e varianteve”, i tha Zërit të Amerikës Ashish Jha, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit, gjatë një seance informimi me gazetarët të enjten. “Dhe nëse ka variante të reja që shfaqen, kam besimin se do të jemi në gjendje t’i identifikojmë”.

Jha tha se mekanizmi i monitorimit përfshin edhe testimin e ujërave të zeza në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet partnere.

Të mërkurën, Pekini njoftoi ndryshime madhore në reagimin ndaj pandemisë, duke iu larguar përqasjes së rreptë të tolerancës zero ndaj COVID-it./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit