Ambasadorja e delegacionit të BE në Shqipëri, Christiane Hohmann ka përshëndetur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Në një reagim diplomatja evropiane thotë se një SPAK efektiv është thelbësore për suksesin e reformës në drejtësi.
Rama: Urime drejtuesit të ri të SPAK-ut, pres rezultate konkrete
Po ashtu, Hohmann ka vlerësuar edhe Arben Krajën, i cili drejtoi këtë institucion për tre vite.
“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadores së BE-së, Christiane Hohmann.
Zgjedhja e kreut të SPAK, PD: Procesi u njollos që në nisje!
Altin Dumani u zgjodh sot kreu i SPAK për tre vitet e ardhshme. Dumani mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kolegu i tij Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.