Dritan Qylafi, 55-vjeç, punonjës i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje qarkullimi.
Sipas raportimeve Qylafi u arrestua pasi u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.
Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”.