-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehu dozat te marshi i makinës, policia i gjen 13 mijë euro në shtëpi

Kryesoret

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak se ishte i përfshirë në trafikun e drogës..

Policia ka lokalizuar në zonën e Nea Smyrni, në lëvizje automjetin e 36-vjeçarit shqiptar, për të cilin ishin marrë informacione në lidhje me trafikun e drogës.

Të fshehura me kujdes nën levën e marshit, u gjetën dhe sekuestruan tre pako me preparat farmaceutik, në të cilat ndodheshin 25 pako najloni, me kokainë. Nga ekzaminimi i provave të sekuestruara, u konstatua se ai mbante 10 pako me peshë 0,75 g secila, katërmbëdhjetë pako 1,00 g dhe një pako 2,00 g. Gjithashtu, atij iu sekuestruan një shumë prej 4550€ dhe një fletore me shënime të shkruara me dorë dhe dy telefona celularë.

Në një kontroll në banesën e 36-vjeçarit shqiptar, në zonën e Agios Dimitrios, Atikë, u zbuluan dy enë plastike me ekstrakte bimore kanabisi të papërpunuar, 544.60 gr bruto, ambalazh najloni me lëndë të dyshuar narkotike. Gjithashtu u sekuestruan edhe disa doza kokaine me peshë të ndryshme, enë metalike me ekstrakte bimore kanabisi të papërpunuar, dy peshore elektronike precize me gjurmë kokaine si dhe shuma prej 13.550€.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit